Home Aktualitet Përplasja me ...

Përplasja me Açkën, deputetja Zhupa: Bashkoi votat me PS, dhe më preu fjalën

176
0

Grupet e PD-së, duket se ”luftojnë” mes tyre dhe jo kundër qeverisë. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka hedhur një lumë akuzash ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti. Për të Margariti është një ministre e ç’kulturës dhe se ka bërë dëme të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare dhe për këtë duhet të japë llogari.

Duke folur për përplasjen në Komisionin e Edukimit me drejtuesen Flutura Açka e cila është deputete e PD-së, Zhupa tha se ajo bashkoi votat me PS-në dhe se nuk mund t’i ndërpresë fjalën.

“Unë kërkoj vetëm një gjë në Kuvend, pavarësisht se kush është kryetare. Unë kërkoj të drejtën e opozitës për të ushtruar kontroll parlamentar. Prandaj jemi deputetë. Fatkeqësia ishte se bashkuan votat dhe u bënl bashkë. Kemi që në nëntor që nuk e sjellim dot Ministren e Kulturës në Komision. Ministren e kanë ndaluar që të vijë. Nuk mund të përmend emra. Vota është për të bërë opozitë, për të bërë opozitë ne nuk mund të bashkojmë votat apo ti presim fjalën njëri-tjetrit. Ne duhet të jemi të bashkuar për të bërë opozitë”,- shprehet Zhupa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit