Home Aktualitet Personat më t...

Personat më të kërkuar në botë, mes tyre edhe 2 shqiptarë

85
0

Europol ka nxjerrë një listë të re, me personat që janë me rrezikshmëri të lartë. Në këtë listë të personave në kërkim nuk mungojnë as emrat e shqiptarëve. Më poshtë po ju paraqesim emrat e tyre si dhe veprat penale për të cilat akuzohen.

Aleks Burreli

Më datë 23 Qershor 2016 dhe rreth orës 22:10 në Ayia Napa, i arratisuri Aleks Burreli dhe një bashkëpunëtor i veshur me kapuç hynë në një restorant dhe duke përdorur pistoleta dhe automatikë vranë tre persona. I arratisuri, Aleks Burreli u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë e cila më pas u gjet e djegur. Gjithashtu në një fazë paraprake personi në fjalë komplotoi për të kryer vrasje të tjera në Qipro si pjesë e të njëjtit rrjet krimi që organizoi vrasjen në Ayia Napa.

Haredin Fejzullah

Prokuroria dhe policia e Brukselit janë në kërkim të të arratisurit 58-vjeçar Haredin Fejzulla. Haredin ka shtetësi shqiptare dhe është dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë të Brukselit dhe 5 vjet nga Gjykata e Apelit e Brukselit për veprat penale të trafikut të drogës dhe anëtarësimit në organizatë kriminale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit