Home Aktualitet Pesë deputetë...

Pesë deputetë lënë mandatet për të kandiduar në zgjedhjet e 14 majit, ja emrat që i zëvendësojnë

70
0

Pesë deputetë kanë dorëzuar mandatin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Paraditen e kësaj të hëne dorëzoi mandatin Besjan Ajazi, i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit për Partinë Socialiste. Vendin e tij në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari.

Mandatin e dorëzoi edhe Benet Beci, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës dhe vendin e tij mund ta zërë Ilir Beqja. Po sot, mandatin e dorëzoi Zef Hila, për të kandiduar për Bashkinë e Vaut të Dejës. Mandatin e tij do e marrë Ludovik Hasani.

Ndërkaq, të premten, dorëzuan mandatet dy deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, të cilët do të zëvendësohen në parlament, respektivisht nga Asllan Dogjani dhe Qamil Xhafa.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit