Home Aktualitet “Peshku...

“Peshku qelbet nga koka”, Kryemadhi: Raporti i DASH është një skaner i keqqeverisjes

177
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se përkufizimi troç e shqip i raportit të Departamenetit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë, është që peshku qelbet nga koka. Përmes një postimi në facebook, kryetarja e LSI-së thekson edhe se raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtëpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

Postimi i plotë

“Peshku qelbet nga koka”, do të ishte përkufizimi troç e shqip i raportit të DASH për Shqipërinë. E kam lexuar me shumë shqetësim çdo gjetje, që nga zgjedhjet me probleme, korrupsioni në çdo qelizë të qeverisjes, mungesa e pavarësisë së gjyqësorit edhe pas reformës në drejtësi, e deri tek kufizimi i lirive e të drejtave themelore.

Përtej çdo justifikimi, raporti i DASH është skaner i arsyeve të krizës institucionale, ekonomike dhe të shpopullimit masiv, që ndikohen drejtëpërdrejtë nga keqqeverisja e organizatës së strukturuar kriminale të inceneratorëve.

E kuptueshme që qeveria e fasadave nuk i pëlqen raportet faktike por deklaratat propagandistike, ndaj i ftoj të lexojnë edhe deklaratën e sotme që zyrtari i INL ka bërë në Tiranë për aferën e inceneratorëve dhe pastrimin e parave të pista në ekonominë e Rilindjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit