Home Aktualitet Petro Koçi: A...

Petro Koçi: Albin Kurti nuk e shpëton dot Berishën

57
0

Një debat është ndez mes Shqipërisë dhe Kosovës, debat politik që lidhet me ”Open Balakn”, por që rrënjët mund ti ketë më të thella. Deputeti socialist Petro Koçi, thotë se kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij Vetëvendosja, janë duke u vënë në shërbim tëSali Berishës me debate shterpë si ky për Bregoviçin. Po ashtu Koçi e quan ‘Vetëzhvendosje” partinë që e drejton Kurti, teksa e fton që të bëhet serish Vetëvendosje.

Postimi i plotë

Vetëzhvendosja është e lirë të përzgjedhë alëatët e saj. Por vënia në shërbim të Sali Berishës, kur ky sapo është shpallur ‘non grata’ nga SHBA bie erë të keqe. Patriotizmi i stërmundimshëm për t’u marrë me një Bregoviç nuk e shpëton Saliun.

Nuk e fshin faktin që ndërmarrja Shqiponja e PD kreu trafik karburanti me ish-Jugosllavinë e Millosheviçit sipas marrëveshjes Berisha-Bullatoviç. Nuk e fshin dot faktin që Berisha e quajti tradhti kombëtare firmosjen në Rambuje. Kosova dhe Shqipëria janë krahët e të njëjtës shqiponjë. Të asaj brenda Flamurit kuqezi.

Pa Shqipërinë, Kosova është e humbur. Për Shqipërinë, Kosova është garancia me rëndësishme strategjike. Shqipëria dhe Kosova pa SHBA dhe BE nuk i realizojnë dot aspiratat dhe interesat kombëtare.

Prandaj është mirë që Vetëzhvendosja t’i kthehet të ardhmes së interesit tonë kombëtar. Dhe jo të shkuarës ‘non grata’. Aleanca me Berishën është kompromentuese. Të bëhet Vetëvendosje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit