Home Aktualitet Piceria qëndr...

Piceria qëndronte e hapur pas orarit policor. 1 milion lekë gjobë për pronarin, ndëshkohen dhe klientët

7
0

Pronari i një biznesi në Vlorë është gjobitur me 1.000.000 lekë, pasi punonte jashtë orarit të lejuar.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.L. vazhdonte të punonte pas mesnatës, ndërkohë që ambient ishin 5 klientë. Të pestë u gjobitën me 10 000 lekë për mosrespektim të orës policore.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid 19.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, kanë konstatuar një subjekt (piceri) që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin A. L., si dhe 10 000 lekë për 5 klientë që u gjendën në këtë subjekt për mosrespektim të orës policore.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anti Covid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit