Home Sporti Pioli: Fitore...

Pioli: Fitore që na jep besim, kjo skuadër nuk dorëzohet kurrë

71
0

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli është shfaqur shumë i lumtur pas fitores me përmbysje ndaj Interit. Strategu italian shtoi se ekpi i tij nuk dorëzohet kurrë

“Vrapi në fund të ndeshjes? Kam qeshur duke e parë, nuk jam më i vjetër. Jam shumë i lumtur për këtë ekip që ai nuk heq dorë kurrë, djem që duan të kalojnë kufijtë e tyre, kjo është një fitore që duhet të na japë besim, duke ditur në çdo rast që kemi të njëjtat pikë si sezonin e kaluar dhe për këtë arsye ka ende shumë për të bërë.

Që pengesat bëhen të pakapërcyeshme vetëm për ata që nuk besojnë në to. Të fitosh një derbi ndaj një kundërshtari kaq të fortë është një kënaqësi e madhe. Duhet të jemi shumë të lumtur. Kupa e Italisë? Të mërkurën do të kemi një ndeshje të vështirë dhe duam të bëjmë mirë.

Brahim Diaz? Të kesh lojtarë me karakteristika të ndryshme është një avantazh për mua. Për Brahimin, por vlen për të gjithë lojtarët, cilësia e minutave ka rëndësi, jo sasia. Brahim padyshim kërkonte ta niste nga fillimi, por e rëndësishme është që të jesh i disponueshëm për ekipin.

Premtimi? Është shumë banale. Nuk do të pi puron time toskane për një muaj. Ndoshta do më bëj mirë”, deklaroi Pioli.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit