Home Sporti Pioli nuk i t...

Pioli nuk i trembet 3 sfidave të “ferrit” brenda një jave: Milani më i fortë që kam stërvitur!

89
0

Pas një starti perfekt në kampionat, Milanin e pret një kalendar i vështirë. Kuqezinjtë do të kenë prova ferri ndaj Lazios në kampionat, më pas në Champions ndaj Liverpoolit dhe në fundjavën tjetër duelin me Juventusin. 3 beteja të një vështirësie të madhe, por që nuk e trembin aspak trajnerin Pioli.

“Milani që po stërvis tani, ashtu siç ia kam thënë edhe lojtarëve, është Milani më i fortë që kam stërvitur ndonjë herë. Djemtë janë rritur shumë, janë më të vetëdijshëm dhe individualisht më të fortë. Në Itali të gjithë ekipet janë të forta: Inter, Juventus, Roma, Napoli, Atalanta e Lazio, sigurisht edhe ne. Tani vijnë edhe ndeshjet e kupave, sigurisht që diku do të çedojmë, por duhet ti marrim ndeshjet një e nga një, vetëm në fund më pas mund të bëjmë llogaritë.

Ibra? Me të është e lehtë të biesh dakord. Është një person i drejtë, i pari që merr përsipër përgjegjësitë. Ai na ka bërë të rritemi akoma më shumë dhe ka shumë akoma për të dhënë për Milan.

Çuditërisht është hera e parë që Milan luan në Anfield. Besoj se do të jetë një sfidë emocionuese dhe shumë stimuluese. Milan rikthehet në Champions me shumë entuziazëm dhe të vetëdijshëm se mund të kalojmë çdo pengesë, sado e madhe të jetë”, deklaroi Pioli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit