Home Bota Plan Marshall...

Plan Marshall për Ukrainën

156
0

Liderët e 7-të vendeve të industrializuara të botës e përfunduan takimin e tyre të shumë mediatizuar me një qëndrim të bashkuar në mbështetje të Ukrainës për aq kohë sa do të jetë e nevojshme, teksa vendi paqësor përballet prej disa muajsh me një agresion brutal e të paprovokuar.

Në mbyllje të samitit të G7-tës, udhëheqësit e tij e bënë të qartë se po shqyrtojnë hapa të mundshëm për të kufizuar të ardhurat e Kremlinit nga shitja e naftës, me të cilat financon luftën.

“Ishim të gjitha dakord: Putin nuk duhet ta fitojë këtë luftë. Ne do të vazhdojmë ta rrisim koston ekonomike dhe politike të konfliktit për Putinin dhe regjimin e tij. Ne diskutuam gjithashtu rindërtimin afatgjatë të Ukrainës. Për këtë do të ketë para shtesë, por ç’është më e rëndësishmja jemi të bashkuar tek çështja e rindërtimit. na duhet një plan Marshall për Ukrainën, i cili të mendohet dhe zhvillohet me kujdes”, tha Scholz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit