Home Aktualitet Plane për &#8...

Plane për ”të hequr qafe” prokuroret, çudit avokati: S’jam kërcënuar

24
0

Në rrëfimin e tij për drejtësinë, i penduari Artan Tafani, pjesë e bandës së Laert Haxhiut ka deklaruar se po thurej plani për “të hequr qafe” prokuroren Doloreza Musabelliun, si dhe ish-prokuroren e Lushnjës, Merita Selimi dhe një avokat.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas takimit që zhvilloi këtë të hënë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë me kreun e saj, Alfred Balla, tha se çdo prokuror e gjyqtar në vend që do t’u garantohet siguria e tyre dhe e familjarëve të tyre, po ashtu sikurse e çdo qytetari shqiptar. Balla theksoi edhe se falë punës së prokurorisë kanë arritur të thyejnë kasafortat e një bande kriminale, ndërsa shtoi se “besojmë se në ditët në vijim do arrijmë të thyejmë edhe të tjerë”.

Takimi mes ministrit Balla dhe kreut të KLP-së erdhi pasi i penduari i drejtësisë Artan Tafanit, zbardhi atentatin që po planifikohej ndaj prokurores së SPAK Doloreza Musabelli, sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Elbasanit.

Avokati Adriatik Doga, i quan trillim atentatet dhe vrasjen që ishte planifikuar për të. Ai shprehet se nga momenti që e ka dëgjuar këtë fjalë nga drejtori i policisë së Shtetit, jeta e tij dhe e familjes nuk është më e qetë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit