Home Aktualitet Plani i ri br...

Plani i ri britanik për emigrantët shqiptarë, ”The Guardian”: Tirana e zhgënjyer

189
0

A janë me të vërtetë shqiptarët, delja e zeza e Britanisë së Madhe? Mediat londineze kanë krijuar këtë steriotip, që shqiptarët janë emigrantët që duan të qëndrojnë atje në mënyrë të paligjshme. Janë problematikë dhe kriminelë. Ministrat janë duke hartuar një plan, i cili parashikon kthimin e menjëhershëm të emigrantëve shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve pasi hyjnë në Britani kërkojnë azil.

Më shumë se 38,000 emigrantë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe me varka të vogla përgjatë Kanalit deri më tani këtë vit. Rreth 12,000 raportohen si shqiptarë krahasuar me një total prej 800 vitin e kaluar dhe 50 në 2020.

Emigrantët shqiptarë do të kthehen brenda disa ditësh pas në vendin e tyre që të mos kenë kohë që të kërkojnë azil, pasi Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe emigrantët nga ky vend nuk mund të përfitojnë statusin e azilantit, vetëm në raste shumë të veçanta.

Ligjet aktuale parashikojnë se kur emigrantët mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuara ata duhet të vendosen nëpër hotele, por kjo nënkupton shpenzime të mëdha nga paratë e taksapaguesve britanikë.

Këtë të mërkurë ishte rradha nga media britanike ”The Guardian”, që të shkruajë për shqiptarët. ”Shqipëria kritikon mungesën e bashkëpunimit të Britanisë së Madhe për kalimet në Kanalin Anglez”,-është titulli i shkrimit, ku nënvizohet se ”burime qeveritare në Tiranë thanë se përpjekjet e përsëritura për të marrë informacion nga Britania e Madhe për ata që udhëtonin me varkat e vogla kishin dështuar, duke i lënë ata të vepronin në errësirë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit