Home Sporti Plas te Barce...

Plas te Barcelona, Araujo i përgjigjet Gundogan: Më mirë të mos flas!

567
0

Eliminimi nga Paris Saint-Germain në çerekfinalen e Champions League ka shkaktuar disi kaos anë skuadrën katalanase. Ronald Araujo përfundoi nën akuzën e shokëve të skuadrës Gundogan dhe Ter Stegen, pasi gaboi në pjesën e parë duke u ndëshkuar me karton dhe lënë ekipin në inferioritet numerik.

Së fundmi, mbrojtësi u shpreh se është më mirë të mos flasë dhe të shprehet mbi atë që mendon për Gundogan.

“Preferoj që ta mbaj për vete atë që mendoj mbi deklaratat e Gundogan. Ka disa kode dhe vlera që duhen respektuar. Ashtu si të gjithë tifozët ndjehem i zhgënjyer për eliminimin, ajo ndërhyrje e imja ishte 50 me 50, por arbitri vendosi të më përjashtonte.

El Clasico ndaj Realit? Duhet të ruajmë qetësinë, e dimë se kemi shansin për të rihapur garën në kampionat. Është i vetmi kompeticion që na mbetet dhe do të japim maksimumin”, u shpreh Araujo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit