Home Sporti Plas te Juven...

Plas te Juventusi, argjentinasi sherr me trajnerin Allegri

219
0

Leandro Paredes nuk ka mundur të japë thuajse asgjë te Juventusi këtë sezon, pasi erdhi huazimi nga PSG.  Mesfushori argjentinas iu bashkua me bujë bardhezinjve verën e kaluar, por deri tani paraqitjet e tij nuk ka në qenë aspak bindëse. Massimiliano Allegri shpesh e ka lënë në pankinë javët e fundit, duke e aktivizuar me pikatore.

Pikërisht aktivizimi i pakët ka shkaktuar nervozizëm te Paredes, që ka debatuar gjatë me trajnerin pas stërvitjes së të hënës, ku në ndeshjen mes grupit, ka kuptuar se sërish nuk do të luajë nga minuta e parë.

Të dy kanë debatuar ashpër dhe më pas mesfushori është larguar nga qendra stërvitore, duke mos qenë me skuadrën në prag të duelit me Sportingun e Lisbonës. Juventusi me shumë mundësi nuk do të blejë kartonin e argjentinasit, që duket i destinuar të rikthehet sërish në Paris.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit