Home Aktualitet Po bën xhiron...

Po bën xhiron e botës/ Bruno Fernandes dhe Cancelo injorojnë totalisht Ronaldon, ja veprimi i turpshëm i tyre (VIDEO)

417
0

Intervista e fundit e Cristiano Ronaldos për gazetarin Piers Morgan nuk është pritur shumë mirë nga shumë futbollistë dhe kolegë të tij te Portugalia.

Bruno Fernandes ditën e djeshme e ka injoruar totalisht CR7 në dhomat e zhveshjes, madje duke tentuar që të mos t’i japë dorën. Një veprim i ulët nga mesfushori, që vjen pas kritikave që Ronaldo bëri ndaj drejtuesve të United për menaxhim të dobët dhe stafin që nuk kujdeset për arritjet sportive por për marketing.

Gjithsesi ky nuk ka qenë episodi i vetëm. Joao Cancelo gjithashtu, edhe pse luan te City, nuk e ka pritur mirë këtë intervistë duke e injoruar në seancën stërvitore. Nuk dihet si do të shkojnë gjërat, por parashikohet një Botëror shumë i vështirë për Ronaldon, që nuk ka më simpatinë e shokëve të tij. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit