Home KRYESORE Po u ngrit Ti...

Po u ngrit Tirana, bie Qeveria!

4398
0

Berisha këto ditë është përqendruar në Tiranë në takime në çdo njesi administrative. Mbremë ai ishte te dega nr.4 në Tiranë ku u prit me entuziazëm dhe plot me qytetarë.

Me sa duket Berisha e di se po u ngrit Tirana ka rënë qeveria, ndaj duket se po vazhdon takimet në kryeqytet gjatë kësaj jave ku ditën e shtunë do të jetë Protesta e madhe e 12 nentorit.

Në selinë blu thanë se “Po u ngrit Tirana, rrëzohet qeveria”. Tirana u ngrit në dhjetor 1990 dhe në mars 1992. Me pas Tirana u ngrit në vitin 2004. Dhe janë rrëzuar me potere të madhe qeveritë.

Ndaj këtë të shtunë me mot me diell nëse do të jetë krejt Tirana në Bulevard, qeveria ka filluar dridhjen finale. Në rast të kundërt Rama do të mbreterojë gjatë.

(Fotot janë nga dega nr.4 Tiranë)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit