Home Sporti Po udhëheq me...

Po udhëheq me sukses Interin, Atletico dhe United hedhin sytë nga Inzaghi

121
0

Simone Inzaghi ka përfunduar në listën e dëshirave të disa skuadrave të mëdha europiane. Puna fantastike që bëri fillimisht te Lazio dhe tashmë dhe tek Interi, kanë bërë që “bigët” ta mendojnë për të ardhmen.

Asgjë konkrete për momentin, por sipas “Corriere dello Sport”, Atletico Madrid po sheh mundësinë për ta rrëmbyer në vitin 2023 në rast të largimit të Simeones. Manchester United ndërkohë e do që në verë strategun italian, pasi Ralf Ragnick me shumë mundësi pritet që të largohet.

Këto janë vetëm ide për momentin, por që mund të konkretizohen nëse Interi nuk do të rinovojë kontratën me Inzaghin. Strategu përfiton vetëm 3 milionë euro në sezon, një shifër shumë herë më e ulët se kolegët e tij që drejtojnë ekipe të mëdha. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit