Home Sporti Pochettino: B...

Pochettino: Broja është një nga lojtarët me më shumë potencial në Europë

122
0

Armando Broja realizoi një rrjetë tepër të rëndësishme për ekipin në FA Cup, duke e ndihmuar në kualifikimin ndaj Preston. Ishte rrjeta e dytë në një sezon tepër të vështirë për shkak të dëmtimit e konkurrencës, ndërsa fati i tij mbetet i paqartë. Trajneri Pochettino nuk i ka kursyer elozhet për të.

“Goli ishte i rëndësishëm për të. Gjithsesi, dua të jem i ndershëm. Ai duhet ta shfrytëzojë këtë hap, këtë gol që shënoi, për t’u përmirësuar. Ai duhet të përmirësohet jo vetëm në aspektin e formës, apo të shënimit të golave, por duhet të përmirësojë edhe atë që quhet “gjuha e trupit”.

Ai duhet të hedhë hapa të tjerë, duhet të buzëqeshë më shumë, të jetë më shumë pozitiv. Potenciali i  tij është i mahnitshëm. Ne po flasim për një nga sulmuesit e rinj me potencialin më të madh në Angli dhe në Evropë. Ai duhet të bëjë një sforco. Ne do ta ndihmojmë që ta kuptojë që të mos kënaqet asnjëherë”, tha argjentinasi.

Gjithsesi, duhet të them se ai po vuan dëmtimin e madh që pati në të kaluarën. Ishte gati një vit jashtë fushe, dhe është e qartë që ai ka nevojë për kohë. Nuk është e lehtë për të që të jetë në atë nivel që ne kërkojmë. Pritshmëria jonë ndaj tij është shumë e madhe dhe ne do ta nxisim që të ngjitet më lart”, u shpreh tekniku i “Londinezëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit