Home Kultura Poeti matjan ...

Poeti matjan Rakip Lasku, shuhet në moshën 77-vjeçare

75
0

Klubi Letrar “Pjetër Budi” Mat, jep lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë poeti matjan Rakip Lasku. “Më 12 shtator 2023, në moshën 77-vjeçare ndërroi jetë poeti i njohur matjan, Rakip Lasku. Dhimbja e humbjes nuk mund të shprehet me fjalë. Ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta e njeriut të tyre më të dashur!

Rakip Lasku u lind më 20 shtator 1946 në Gur të Bardhë të Matit. Pas arsimit fillor e 7-vjeçar në vendlindje, studimet universitare i mbaroi në Universitetin e Tiranës, dega Histori dhe Gjeografi. Që në moshë të re është marrë me krijimtari letrare.

vitin 1969 botoi vëllimin e parë me poezi “Ditari i alpeve”. Është autor i disa librave me poezi për fëmijë, ku shquhen “Jam borizan”, “Trim si ju do jem dhe vetë”, “Matematika zbavitëse” dhe “Çerdhja e lejlekut”.

Ka botuar monografinë “Shkurte Skura” dhe dossierin “Hysen Laçi, një jetë për arsimin”. Në vitin 2012 botoi vëllimin me lirika, titulluar “Trëndafila me gjemba”. Për fëmijët e moshës së mesme shkollore ka botuar librin me poema “Guri i Zoicës” e revistën periodike shkencore dhe argëtuese “Zenit”, shkruan kryetari i këtij klubi, Hamdi Hysuka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit