Home Aktualitet Policia bashk...

Policia bashkiake me uniformë të re. Në verë meshkujt me pantallona, femrat me funde e taka

99
0

Policia bashkiake ka uniformën e saj dalluese të ndryshme nga ajo e policisë së shtetit dhe do të lëvizë me makina ngjyrë të bardhë.

Mjetet anash do të kenë mbishkrimin “Policia bashkiake” shoqëruar nga stema e bashkisë.

Në Fletoren Zyrtare të 29 gushtit 2023 janë publikuar detajet e uniformës së punonjësve meshkuj por dhe femra të policisë bashkiake.

Punonjësit do të kenë veshjen dhe shenjat dalluese të policisë bashkiake. Uniforma e dimrit do të jetë e njëjtë për punonjësit meshkuj dhe femra, përveç modelit.

Tek uniforma verore është parashikuar që policet bashkiake të veshin fund. Për këtë është kthyer modelit klasik I fundit me gjatësi deri në mes të kupës së gjurit.

Edhe modeli i kapeleve për policet bashkiake femra dhe ato meshkuj është i ndryshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit