Home Aktualitet Policia e Sht...

Policia e Shtetit shmangu vëllavrasjen më 8 janar te Selia e PD

629
0

Nga Daniel Muçaku-

Ditën e shtunë kur turma tentoi të ngjitej në katin e dytë të godinës së Selisë Blu nga brenda kishte grupe të armatosura kosovare dhe nga Maqedonia e Veriut. Këtë e kanë treguar për mediat deputetë të PD-së, por edhe janë publikuar fotografi në media për personat me maska dhe të armatosur.

Ndërkohë janë disa të arrestuar.

Në momentin që turma po tentonte dhe do të arrinte të hynte brenda katit të dytë ku ndodhej Basha dhe deputetët e PD-së, por edhe administrata e kësaj force politike, ishte e sigurtë që do të bëhej kasaphanë.

Do të kishte të vrarë, nga të dyja palët në konflikt.

Dyshimet janë se në godinë dhe në turmë kishte shërbime sekrete rajonale që donin destabilitet në Tiranë, pra që do të kryenin vrasje.

Policia e Shtetit ka ndërhyrë shpejtë dhe me siguri absolute duke shmangur një gjakderdhje të cilën Shqipëria nuk do ta harronte në historinë e saj.

Pavarësisht se komentet politike dhe mediatike flasin se Policia e Shtetit ndihmoi dhe shpëtoi Lulzim Bashën, por e verteta mbetet se Policia e Shtetit duke patur informacione sekrete ndërhyri shpejt dhe neutralizoi vrasjet në zyrat e PD-së.

Nëse policia e Shtetit nuk do të ndërhynte në atë moment, sot do të kishim vrasje politike që do të trondiste shtetin, në mos më keq se në 14 shtator 1998!

Nuk do të kishim një kryeministër që do të ikte veshur si katunar tirone, siç bëri kryeministri socialist i vitit 1998, por qeveri të rrëzuar patjetër sot do të kishte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit