Home Aktualitet Policia masa ...

Policia masa kundër tregtimit të fishekzjarrëve për festat e fundvitit

32
0

Në prag të festive të fundvitit, Policia e Shtetit njofton se ka shtuar kontrollet në pikat doganore, tregje e dyqane për parandalimin e shitjeve të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve të palejuara.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili tregoi se masat konsistojnë në rritjen e kontrollit për verifikimin zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve.

Policia e Shtetit apelon për të gjitha subjektet tregtare që të mos tentojnë të fusin dhe të tregtojnë lëndë piroteknike e fishekzjarrë në mënyrë të kundërligjshme, pasi do të përballen me ligjin.

Njëkohësisht kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e prindërve që të mos i lejojnë fëmijët të blejnë dhe të përdorin fishekzjarrë, pasi rrezikojnë jetën e shëndetin e tyre dhe shkaktojnë prishje të qetësisë publike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit