“100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, Basha: Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor për vendin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa i referohet raporteve thotë se 94% e të rinjve shqiptarë ikin për të studiuar jashtë dhe nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, shtron pyetjen: Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri?

Sipas tij përgjigja është 94%, ndërsa thekson se “rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e Shqipërisë dhe ekonomisë”

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 36 ditë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?