2 pyetje për Ramën, Vasili: Për pushtet, po përdor shëndetin e njerëzve

Placeholder Image

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas takimit të kryeministrit Rama me mësuesen e diagnostikuar me kancer.

Mbi këtë, Vasili i drejton dy pyetje kreut të qeverisë. Njëra është për muajt që mësuesja nga Rrësheni ka kaluar ma marrë kurimin e duhur, si i është pëtgjigjur Rama, dhe tjetra për fëmijët e sëmurë në onkologjinë e pediatrisë. ”Për fëmijët e sëmurë në onkologjinë e pediatrisë, hemofilikët e talasemikët pse nuk përgjigjet. Apo meqë është kryerryp ankesave të opozitës nuk ju përgjigjet”,-shkruan Vasili.

Më tej, Vasili shkruan se kreu i qeverisë përdor njerëzit e sëmurë, për të qëndruar për ca ditë më shumë në pushtet. ”Damka e zezë e turpit që përdori shëndetin e njerëzve për ca ditë të fëlliqura pushtet më shumë, nuk do ti ndahet gjithë jetën, sepse jetën që është një e drejtë e shenjtë e çdo shqiptari ky i marrë jua shet për nder”,-shkruan Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy pyetje për këtë kryerrypin kryeministër që shet dhe blen shëndetin

1-Po muajt e jetës së dëmtuar pa kurim dhe pa ilaçe që s’ja dha pushteti i tij, ja ktheu mësueses nga rresheni.

2-Meqë ka thënë kryerrypi boll që të ankohen njerëzit se jua zgjidh ky, pyes meqë u ankova unë dje publikisht, po për fëmijët e sëmurë në onkologjinë e pediatrisë, hemofilikët e talasemikët pse nuk përgjigjet. Apo meqë është kryerryp ankesave të opozitës nuk ju përgjigjet.

Damka e zezë e turpit që përdori shëndetin e njerëzve për ca ditë të fëlliqura pushtet më shumë, nuk do ti ndahet gjithë jetën, sepse jetën që është një e drejtë e shenjtë e çdo shqiptari ky i marrë jua shet për nder.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?