2018/Partia Socialiste vdiq, ndërsa Rilindja në ethet e ngordhjes. E morën oligarkët

PS-ja është një parti historike, me një traditë që i ka rrënjët të lufta clirimtare kundër pushtuesve, ndonëse me pas në dekadat e sistemit komunist degjeneroi duke u kthyer në kult pushtues edhe ndaj vetë anëtarëve të saj themelues.

Pas vitit 1991 kjo parti e majtë komuniste u konvertua në një parti socialiste me rrënjë të thella që nga 8 nentori 1941. Megjithatë mori nga pak një fytyrë e filozofi të majtë perendimore deri nga mesi i vitit 2005. Fatos Nano me gjithë të këqijat si karakter personal, por partinë nuk e uzurpoi apo nuk ia ndryshoi genin.
Edi Rama e mori në vitin 2005 dhe mes privacioneve e futi në një udhë të pranueshme në fillimet e mbreterimit të tij. Por nuk vonoi dhe e ktheu, nga pak e përditë, në një parti jo të shtresës së mesme, bile as të djathtë. PS-së me emër zyrtar iu ndryshua geni dhe mori emrin Rilindja. Dhe u bë e një grushti oligarkësh.

Nga PS në Rilindje dhe tani në parti e një grushti oligarkësh, të cilët e përdorin sa ka pushtetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është me tragjikja e vitit 2018. PS-ja e cila kishte filozofi, program për të varfërit dhe ishte stabilizuese e vendit, tani dhe me qeverinë e re nuk është më as Rilindje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Eshtë parti e oligarkëve.

Edhe Ben Blushi, një filozof i së majtës kur e pa se ku përfundoi Rilindja, iku, tamam si kjo foto. Dora e Blushit sikur thoshte “Bye, parti e vdekur e konvertuar në Rilindje!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?