27 vite në pritje. Sot vendoset fati i Shqipërinë, dhe vendimi i 3 vendeve skeptike

Kemi 27 viteve që e presim që jemi si Europa, dhe sot do të mësohet se si do jetë fati i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ndonëse përgjigja finale do të mësohet në Samitin e 28 dhe 29 qershorit. Në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Përgjithshme, pjesë e Bashkimit Europian do të diskutohet mbi mundësinë e zgjerimit të mëtejshmëm të Bashkimit Europian dhe mbi kërkesën e Komisionit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Por, ky proces që është vendimtar ka tre vende skeptike. Gjermania, një nga vendet me peshë të rëndësishme në BE, që është në favor të hapjes së bisedimeve, por me kushte. Sot pritet që Bundestagu gjerman të miratojë qëndrimin zyrtar.

Por është edhe Holanda, parlamenti i së cilës votoi kundër, javën e shkuar. Qëndrimi nuk është detyrues për qeverinë holandeze, kjo e fundit do të gjendej në vështirësi për të marrë një pozicion tjetër, nisur dhe nga ekuilibrat e brishtë brenda shumicës që udhëheq vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duket se gjithçka është në dorë të Francës. Duke qenë edhe se procesi i vendim-marrjes në Francë është i ndryshëm nga vendet e sipërpërmendura, vendimi mesa duket i takon drejtpërdrejt presidentit Emmanuel Macron, i cili ka shpallur publikisht si objektiv kryesor reformimin e vetë BE-së, përpara zgjerimit të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?