PD mbyll mbledhjen e grupit parlamentar, kërkohet hetim për KAYO
Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku një nga çështjet kryesore të diskutimit ka qenë afera e KAYO-s.
PD ka vendosur të depozitojë një kërkesë për nisjen e një hetimi parlamentar mbi çështjen.
Nisma vjen pas denoncimeve të bëra publike nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, të cilat janë shoqëruar edhe me përgjime të publikuara.
Tashmë pritet që kërkesa e demokratëve të konkretizohet dhe çështja KAYO të marrë një tjetër dimension në Kuvend.
KOHA JONË SONDAZH

