27 vite pasi i ati u ngrit kundër diktaturës, flet Rudina Hajdari (Video)
Rudina Hajdari ishte një nga prurjet e reja të kreut të PD-së Lulzim Basha në listën e deputetëve. Vajza e Azem Hajdarit ja doli të ishte deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe sot ajo ka kujtuar ditën në të cilën babai i saj ‘Pishtari i Demokracisë’, bashkë me mijëra studentë u ngritën kundër diktaturës.
Në një intervistë të dhënë për gazetarin Çim Peka në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net, Rudina Hajdari ka kujtuar të shkuarën dhe ka folur edhe për të tashmen.
I pyetur nga gazetari Çim Peka se kush është idhulli i saj në politikë, deputetja demokrate Rudina Hajdari është treguar e sinqertë.
Ndiqeni përgjigjen e saj:
Pak javë më parë në Tropojë u ngrit busti i Azem Hajdarit, ‘Pishtarit të demokracisë’ dhe birit të kësaj krahine.
Menjëherë të nesërmen, gazetari dhe analisti Mustafa Nano bëri një analizë duke sulmuar vetë Azem Hajdarin dhe njerëzit që kishin kontribuar për të ngritur atë bust.
Po atë ditë, Rudina Hajdari me anë të një artikulli të botuar në media iu përgjigj Mustafa Nanos.
E ndodhur në studion e emisionit ‘FAKT’ Rudina Hajdari ka treguar edhe njëherë arsyet se pse e shkruajti atë përgjigje për gazetarin Mustafa Nano.
/ SYRI.net
KOHA JONË SONDAZH

