3.4 mln euro. Alibeaj: Janë paratë e drogës, Balla është garanti

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, akuzon kryeministrin Rama se përdori Policinë e Shtetit për të fshehur të vërtetën për 3.4 mln eurot e kapura në portin e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat, ai theksoi se deputeti socialist Taulant Balla është garanti për hyrjen e parave në Shqipëri.

Për PD-në skema është njësoj si ajo e drogës së Maminasit, që të mos identifikohej ku do shkonin eurot.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky është bashkëpunimi më flagrant që një polici mund të bëjë me krimin e organizuar. Kjo konfirmon mbështetjen që trafiku i drogës ka këtu në Shqipëri. Objektivi i policisë së shtetit është mbrojtja e pushtetit kriminal. Lidhjet e Ramës me krimin i kanë mbyllur derën shqiptarëve në Europë. Me Edi Ramën kryeministër ky vend nuk ka të ardhme”, tha deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklaratë e deputetit Enkeled Alibeaj

Policia e Shtetit nuk është më më shërbim të qytetarëve dhe nuk ka më objektiv luftën kundër krimit, por mbrojtjen e pushtetit kriminal të Edi Ramës!

Policia e Shtetit është shndërruar në policinë private të Edi Ramës për të mbuluar lidhjet e pushtetit të tij me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave.

Pasi e vuri policinë në shërbim të trafikut të drogës së ministrit të brendshëm Saimir Tahiri;

Pasi e përdori policinë për të mbuluar dhe për të mbrojtur vëllanë trafikant droge të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj;

Edi Rama e përdori policinë për të fshehur të vërtetën për lidhjet e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me milionat e eurove, para të pista të drogës.

Pasi heshti për 24 orë për kapjen e detyruar të 3.5 milionë eurove të drogës, Policia private e Edi Ramës gënjeu shqiptarët  për rrethanat, në të cilat drejtuesit e saj janë informuar për ngarkesën me Toyota Yaris, që po sillnin në Shqipëri milionat e parave të drogës.

Policia e Shtetit është informuar nga partnerët për çdo detaj, që nga targa e automjetit transportues,  marka e makinave që transportohej, ku gjendeshin paratë dhe deri kush ishte garanti i tyre.

Partia Demokratike deklaron me përgjegjësi të plotë se:

Taulant Balla ishte garanti për hyrjen në Shqipëri pa problem të milionave të drogës, që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që vepron kryesisht në zonën e Elbasanit.

E vërteta është se policia shqiptare ka identifikuar ngarkesën nën presionin e një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe është vënë menjëherë në shërbim të fshirjes së gjurmëve që do të çonin tek pronarët e vërtetë të parave të drogës.

Policia ka vepruar njësoj si në rastin e drogës së Maminasit. Ka bllokuar ngarkesën në Portin e Durrësit, duke mos u lënë partnerëve asnjë mundësi që të ndiqnin se kush do të merrte rreth 3.5 milionë euro, para që vijnë mga shitja e drogës në vendet e Bashkimit Europian.

Ky është bashkëpunimi më flagrant që një polici mund të bëjë me krimin e organizuar, duke konfirmuar plotësisht mbështetjen politike që trafiku i drogës dhe krimi kanë më Shqipëri.

Edi Ramën, Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Erion Veliajn dhe Taulant Ballën i lidh trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe ndërtimi i kullave.

Janë këto para të pista të drogës që po pastrojnë me betonizomin e shfrenuar në Tiranë, me shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe me ngritjen e kullave në territorin e Teatrit Kombëtar.

Tani, askush nuk ka më dyshime për paralajmërimet e përsëritura të Partisë Demokratike se janë paratë e drogës, qe kanë zhvlerësuar euron në Shqipëri, që mundi i emigrantëve shqiptarë, të cilët u sjellin para familjeve këtu, kushton më pak për shkak të parave të pista të drogës.

Jane paratë e drogës, janë lidhjet e pushtetit të Edi Ramës me krimin që u kanë mbyllur shqiptarëve dyert e Europës.

Për fat të mirë, shqiptarët po binden çdo ditë se e vërteta është me Partinë Demokratike dhe se me Edi Ramën ky vend nuk ka të ardhme!​

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?