30-vjetori i rivendosjes së raporteve, DASH mesazh: Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA-të

Departamenti Amerikan i Shtetit ka kujtuar sot me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Zëdhënësi i DASH, Ned Price deklaron se sot festojmë zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe partneritetin e fortë që kemi ndërtuar, teksa shprehet shpresëplotë për projektet e së ardhmes. “Në 15 mars 1990 SHBA dhe Shqipëria rivendosën lidhjet diplomatike. Sot ne shënojmë këtë përvjetor dhe zgjedhjen strategjike të popullit shqiptar për të përqafuar demokracinë dhe komunitetin euro-atlantik. Kemi shumë për të festuar. Përgjatë 30 vjetëve të fundit Shqipëria dhe SHBA-të kanë ndërtuar një marrëdhënie të fortë të bazuar në vlera dhe qëllime të përbashkëta dhe lidhjen nga njerëzit me njerëzit. Shqipëria është një aleat i palëkundur i NATO-s. I jemi mirënjohës Shqipërisë për lidershipin e saj dhe rolin e saj në promovimin e sigurisë rajonale e globale përmes kontributit të saj si anëtare e NATO-s. Së bashku ne do të vazhdojmë të bëjmë progres në vizionin tonë dhe të rrisim marrëdhëniet tona. Shqipëria nuk ka një aleat më të madh, partner ose mik se SHBA-të. Ne shohim përpara se çfarë mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, deklaron Price.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?