FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta, vizitoi sot ambientet e shoqatës humanitare “Strehë dhe Shpresë”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vizitoi sot ambientet e shoqatës humanitare “Strehë dhe Shpresë” në Tiranë me rastin e 17 tetorit, Ditës Ndërkombëtare kundër Varfërisë. Gjatë fjalës së tij kreu i Shtetit, Meta tha se sot është dita për të rritur e garantuar dinjitetin njerëzor për të gjithë.

“Lufta kundër varfërisë është një luftë për të garantuar të drejtat dhe dinjitetin e çdo qytetari, të çdo të moshuari, por edhe të çdo fëmije.

Pa luftuar varfërinë nuk garantojmë dot drejtësinë sociale që meriton një shoqëri e standardeve evropiane, pa luftuar varfërinë nuk luftojmë dot një nga burimet kryesore të kriminalitetit dhe të sigurisë publike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë armët më efikase për të luftuar varfërinë janë një rritje ekonomike më e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një rritje ekonomike më gjithëpërfshirëse nga e cila të përfitojë e gjithë shoqëria dhe në radhë të parë ata që janë më në vështirësi dhe më të pamundur.

Kërkohet zhvillimi i politikave sociale në drejtim sidomos të punësimit dhe në drejtim sidomos të edukimit për fëmijët.

Sot është vërtetë një ditë reflektimi për të gjithë shoqërinë sot për të menduar se sa shumë raste ndeshim dhe hasim të vetëvrasjeve apo të përpjekjeve për t’u vetëvrarë nga dëshpërimi për shkak të humbjes së besimit se mund të fitohet lufta me varfërinë.

Sot është dita të kujtojmë se sa familje kanë hyrë në krizë, janë ndarë për shkak të varfërisë dhe të papunësisë apo problemeve të strehimit”, tha Meta.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?