8 arsyet pse për Shqipërinë vendet e BE-së kanë ”JO” për Integrimin

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, përmes një postimi në facebook, ka renditur shkaqet se pse vendet e BE-së, janë kundër çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Nishani rendit drogën, krimin, blerjen e zjedhjeve, ikjet masive etj, si shkaqe që e vështirësojnë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. ”Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë”.

Statusi i plotë

Të dashur miq, vendet kryesore europiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian deri në plotësimin e disa kushteve. Arsyet; banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bisneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve, spitale mizerabēl dhe shkolla në degradim, rrugë që shkatërrohen në vend që të ndërtohen, propagandë hipokritësh si në vitet ‘70, etj., etj. Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë!!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?