FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nëntë premtimet me të cilat mori pushtetin Rama, asnjë nuk u mbajt (VIDEO)

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka 8 vite në pushtet. Kur fitoi zgjedhjet për herë të parë, vota iu dha për premtimet e bujshme që bëri.

Premtoi 300 mijë vende pune, shëndetësi falas dhe çudira të tjera që do e bënin Shqipërinë si Europa. Pas dy mandatesh në pushtet, premtimet jo vetëm që nuk janë mbajtur, por situata është dhe me keq sesa kur PS erdhi në pushtet.

Në videon mëposhtëme të publikuar nga Nënkryetari i LSI-së, Klevi Pojana, renditen 9 premtimet kryesore të cilat nuk u mbajtën nga Rilindja.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mjafton të shikoni vetëm këto argumente dhe  kuptohet qartë se fasadës së ‘Rilindjes’ i ka dalë boja! Tradhtuan socialistët, tradhtuan qytetarët, tradhtuan Shqipërinë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Koha po vjen, dhe ndryshimin nuk e ndal dot më askush e asgjë!”,– shkruan Pojana në një postim në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?