FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

94 vota pro, deputetët votojnë marrëveshjen e vaksinave pa e lexuar!

Parlamenti votoi me 94 vota pro marrëveshjet për sigurimin e vaksinave me kompaninë “Pfitzer”. Teksti i marrëveshjeve është klasifikuar sekret tregtar dhe deputetët, siç deklaruan dhe në sallë, nuk e kanë lexuar përmbajtjen e saj.

Deputetët kanë votuar vetëm atë çfarë thuhet në titullin e dokumentit: “Akt  Normativ  nr.  3,  datë  18.01.2021  “Për miratimin e marrëveshjes të nënshkruar për “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”.

Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, kryeministri Edi Rama nuk dha detaje për marrëveshjen, por foli parimisht. Deputetët që kërkuan tekstin e dokumenteve para votimit, morën përgjigje se dokumenti ishte “sekret tregtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?