Acarohet Paloka, shkruan për Ramën: Lëshoi buçet të lehin

Një ditë pas protestës së madhe të opozitës pranë kryeministrisë, zv/kryetari i PD-së në kuvend, Edi Paloka është ndaluar në një shkrim të shkurtër në facebook, që asaj që ndodhi dje, aty ku vëmëndja e medieve të huaja nuk mungoi.

“Që Rama do lëshonte kone e buçe t’i lehnin protestës, kjo ishte çfarë pritej prej tij dhe në fakt nuk ndryshoi as këtë herë pas protestës”,-shkruan Paloka ndër të tjera në facebook.

Deputeti demokrat për analistët që nuk mendojnë si ai për protestën e djeshme të opozitës, i quan bajgangrenës, analistë të borderosë që të qelbin ajrin për disa ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statusi i plotë i Palokës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Që Rama do lëshonte kone e buçe ti lehnin protestës, kjo ishte çfarë pritej prej tij dhe në fakt nuk ndryshoi as këtë herë pas protestës.

Ndërkohë që atij vetë i duhen disa ditë të shtrëngoj vshikzën (që i del jashtë kontrolli sa herë ka protesta), lëshon bajgangrënësit e tij, ANAL-istët e borderose që të qelbin ajrin për disa ditë.

Po këtë herë, vihet re që edhe këta ishin më të pakët, ishin vetëm më të shpifurit e që në fakt më shumë përpiqeshin ti jepnin zemër shefit të tyre sepse fundi i tij është dhe fundi i tyre.

Njerzit dje në shesh i ranë këmbanës dhe fort, kush nuk do të dëgjojë e ka për të zezë të tij. Asgjë nuk do jetë më njësoj. Ta kuptojnë mirë ata që shpresojnë dhe urojnë të kundërtën. Herën tjetër këmbanat nuk do të bien për paralajmërim e ca më pak do bien për dasëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?