Aeroporti i Vlorës, Spahiu: Boll me rrena, bëj ndonjë punë; Dibra po pret

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka reaguar pasi kreu i qeverisë Edi Rama, njoftoi se ka bërë kërkesën zyrtare për investimin e aeroportit të ri kombëtar të Vlorës, ku sipas tij deri në qershor bëhet dhe hapja e kantierit.

Në një postim në facebook, Spahiu i drejtohet Ramës me thirrjen që të lërë mashtrimet. Pasi sipas tij, hapja e kantierit mund të bëhet pas 9-12 mujash, jo në qershor.

”Vetëm proçedura për hartimin e projektit, miratimi i studimit të fizibilitetit, procedurat e garës për subjektin që supozohet se do të ndërtojë, procedura për supervizorin e projektit, negocimi i kontratës dhe miratimi i saj nga zinxhiri i institucioneve shtetërore, në rastin më të mirë nëse ky lajm është i vërtetë kërkojnë në rastin më optimal nga 9 deri 12 muaj”,-shkruan deputeti i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej ai shkruan se qeveria është jashtë afateve ligjore të miratimit të kontratës për Rrugën e Arbrit. ”Populli i Dibrës po pret. Boll me rrena e me foto. Bëj noj punë se për këtë paguhesh”,vijon statusi i Spahiut në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë

Mjeshtri i gënjeshtrës na përshëndeti sot atë të rradhës. Në Qershor fillon puna në kantjerin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës na tha.

Vetëm proçedura për hartimin e projektit, miratimi i studimit të fizibilitetit, procedurat e garës për subjektin që supozohet se do të ndërtojë, procedura për supervizorin e projektit, negocimi i kontratës dhe miratimi i saj nga zinxhiri i institucioneve shtetërore, në rastin më të mirë nëse ky lajm është i vërtetë kërkojnë në rastin më optimal nga 9 deri 12 muaj.

Pra, zotëria në fund të këtij viti do të jetë duke na treguar të njëjtën përrallë.

Kryeministër gënjeshtar, jeni jashtë afateve ligjore të miratimit të kontratës për Rrugën e Arbrit. Populli i Dibrës po pret. Boll me rrena e me foto. Bëj noj punë se për këtë paguhesh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?