FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Afrim Krasniqi: As Rusia nuk tentoi ndryshime Kushtetute gjatë pandemisë, por Rama po!

Analisti Afrim Krasniqi, i ftuar i gazetarit Adi Krasta,  komentoi nismën e qeverisë për të ndryshuar Kushtetutën.

“Sot duhej të ishte një ditë historike për Shqipërinë pasi ndryshon Kushtetutën dhe jemi në prag të hapjes së negociatave. Ne sot ndryshuam Kushtutën duke u bërë vendi i parë në histori që e bëjmë online këtë ndryshim dhe vendi i parë në Europë që e bën këtë gjatë pandemisë, pasi Rusia e bëri ndryshimin para pandemisë dhe i miratoi gjatë saj”, tha me ironi Krasniqi.

“Ata që e morën këtë nismë, janë në dijeni se do ketë reagim të ashpër ndërkombëtar dhe ai nuk ka ardhur akoma,” theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se janë dy arsye se përse Edi Rama po e ndërmerr këtë nismë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E para, sepse mandatet e dyta nuk kanë qenë të suksesshme, nuk ka reforma, nuk ka bilanc. Në këto rrethana, e vetmja mënyrë për të mbijetuar është të shpikësh klauzola për të siguruar avantazh në tavolinë.

Skenari i dytë është për ta çuar skemën në ekstrem dhe më pas qeveria do të kërkojë ndaj ndërkombëtarëve diçka në shkëmbim të tërheqjes,” tha Krasniqi.

“Të gjitha sondazhet tregojnë se ka një hendek të madh mes asaj që ne kuptojmë dhe ajo që qytetarët kuptojnë nga situata politike,” tha ai.

Sipas tij, vetëm pak qytete në vend bëjnë diferencë ndonjëherë për ndryshimet politike.

“Tirana, Durrësi dhe Korça bëjnë ndonjë diferencë politike. Kjo e kufizon demokracinë. Për shembull Qarku i Fierit sjell shumë deputetë, që mbysin qytetet e vogla që janë bastione të opozitës. Po të shohësh që projektet e qeverisë, fushata po përqendrohet në Fier dhe Vlorë, aty ku është hambari i votave të qeverisë,” tha Krasniqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?