FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ahmetaj-Blushit: Miku im, je patriot, nacionalist, apo inatçi?

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit iu përgjigj deputetit Ben Blushi, ndërsa e cilësoi atë si inatçi. Me ironi Ahmetaj pyeti publikisht Blushin, që e quajti mikun e tij, nëse ishte patriot, nacionalist, apo inatçi. ai theksoi se sa më shumë inat ka deputeti Blushi, aq më shumë ulet ekonomia e vendit në gojën e tij.

“E di atë historinë me Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones? Do ta tregoj një ditë tjetër. Por mungon Michael Douglas. Terminologjia e përdorur sot në Kuvend, nacionalist, inatçi. Më vjen keq por do ta pyesja mikun tim Blushin, ca është patriot, nacionalist, shovinist apo inatçi? Ulja ekonomike shkon në propozon të drejtë me inatin. Sa më shumë inat ka aq më shumë ulet ekonomia në gojën tënde. Megjithatë një le të themi një sfidë faktesh do ti referohem asaj që ju thatë. Dashuria për vendin e ndan nacionalistin me patriotin. Dashuria për vendin tregohet me atë çka bën për të. Të kërkosh heqjen e ligjit të luftës me Greqinë je nacionalist apo patriot? Nëse bën një përpjekke për të mbrojtur vendin tënd nga shtija e vendit je nacionalist, patriot apo globalist? Nëse bën reforma je patriot dhe globalist. Reforma në drejtësi çfarë është? Patriotike, e drejtë apo globaliste? Është patriotike. Reforma e pensioneve është dashuri ndaj vendit”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?