FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ahmetaj kundër qeverisë teknike: Dëmton ekonominë

Ministri i Financave Arben Ahmetaj kundërshton idenë e një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme, të hedhur një ditë më parë në debatin politik nga aleati në qeverisje, Ilir Meta. Ahmetaj deklaroi se një qeveri teknike nuk i bën mirë shëndetit të ekonomisë.

“Qeveritë teknike në kohë normale, por në përgjithësi, qeveritë teknike nuk kanë pasur ndonjë sukses. Dhe të gjithë ingridentët politikë, zhvillimet politike nuk shohim asnjë lloj nevojshmërie, le më domosdoshmërie për një qeveri teknike.

Forcat politike në Parlament janë të matuara, mazhoranca është e maturuar. Reforma në drejtësi nuk ka asnjë arsye që të krijojë  kazualitet qeverinë. Qeveria vazhdon punën e vet, reforma u përket qytetarëve për një sistem drejtësie shumë më të mirë nga ajo që kemi”,- tha Ahmetaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Financave ilustroi një situatë pozitive të ecurisë së ekonomisë dhe i qëndroi pritshmërive për rritje ekonomike 3.4%  këtë vit. Por gjithmonë ka një por, dhe për ministrin e Financave, janë tensionet politike që mund të penalizojnë trendin rritës të ekonomisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmetaj vlerësoi punën e amdinistratës tatimore dhe nismës anti informalitet, bazuar në ecurinë e mirë të të ardhurave në pjesën e parë të këtij viti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?