FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ahmetaj: Reforma në drejtësi kushton 1.8 miliardë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, bëri të ditur se “sot është kaluar financimi i plotë i reformës në drejtësi nga ana e qeverisë“. Sipas Ahmetajt, kjo reformë kushton 1.8 miliardë.

“1.8 miliardë shtesë do të jenë në funksion të të gjithë elementëve që duhen përmirësuar në drejtësinë shqiptare. Rritje pagash, rritje numri të punonjësve dhe mbi të gjitha kosto e ngritjes së institucioneve të reja”, shpjegoi Ahmetaj.

Reforma në drejtësi, përveç të tjerash, do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, sipas Ahmetajt. Ministri theksoi se renditja e Shqipërisë në raportin e konkurrueshmërisë globale u përmirësua me 13 vende krahasuar me vitin e kaluar, por ka ende për të bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vende si Serbia dhe Bosnja janë lënë pas, por kemi ende shumë për të bërë. Klima e biznesit është përmirësuar dhe ekonomia e vendit po reflekton përmirësimin”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?