Ahmetaj: Shqipëria drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon për vitin 2017
Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka marrë pjesë sot në Konferencën Financiare “Euromoney”, të zhvilluar në Vjenë të Austrisë.
Në këtë takim, ku marrin pjesë ministria të vendeve të rajonit dhe autoritet ë larta të institucioneve ndërkombëtare financiare diskutohet mbi bashkëpunimin e tregjeve financiare të vendeve të rajonit.
Gjatë ditë së sotme, “Euromoney” ka zhvilluar një tryezë e rrumbullakët dedikuar Shqipërisë, mes disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.
Ministri Ahmetaj foli për zhvillimet e ekonomisë shqiptare gjatë viteve të fundit, si dhe pritshmëritë e saj për vitin 2017. “Progresi i Shqipërisë drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon për vitin 2017” ishte tematika mbi të cilën sot pata kënaqësinë të diskutoj në Konferencën Financiare “Euromoney”,- shkruan Ministri Ahmetaj në faqen e tij zyrtare në Facebook lidhur me aktivitetin.

Konferenca Financiare “Euromoney” është një nga forumet kryesore në botë për takimet ku e ekspertëve financiare ku diskutohet për tregjet dhe investimet e kapitalit në vende të ndryshime. “Euromoney” cilësohet si një urë lidhëse mes investitorëve, ndërmjetëseve financiarë, korporatave, qeverive dhe bankave të vendeve të ndryshme.
Në forumin që zgjat disa ditë, Ministri Ahmetaj është renditur mes folësve kryesorë të takimit, së bashku me ministrin e Financave të Austrisë, Kroacisë, Serbisë, si dhe drejtuesit kryesor dhe menaxherët e bankave më të fuqishme të rajonit.

KOHA JONË SONDAZH

