Aktori Derhemi: Duhet ti braktisim Edi Ramën dhe Erion Veliaj

Artistë dhe qytetarë kanë nisur protestën para Teatrit Kombëtar duke kundërshtuar prishjen e tij dhe ngritjen e disa kullave. Më i ashpër ndër folësit në protestë ka qenë aktori, Arben Derhemi.

Edhe si kryetar i Sindikatës së Pavarur të Aktorëve, Derhemi ka bërë thirrje që qytetarët ti bashkohen protestës së tyre.

“Sot jemi me dhjetëra, por duhet të jemi me mijëra këtu’, tha Derhemi. Aktori i njohur më pas sulmoi Edi Ramën dhe Veliajn.  ‘Tirana është e jona, teatri është i joni, këta janë palaço. Duhet ti braktisim Edi Ramën dhe Erion Veliajn’, tha gjatë fjalës së tij, aktori Arben Derhemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?