FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktori i njohur, Florian Binaj: Rama e ka bërë qeverinë si vodka ruse!

Aktori i njohur Florian Binaj duke iu përgjigjur kryeministrit Rama për akuzat ndaj protestës,  tha: “E ka bërë qeverinë si vodka, absolute, vetëm ai. E zëmë se kemi marrë lekë nga Rusia për këto protesta, por ato që kanë ikur jashtë shtetit kush i ka sponsorizuar? Rusia? Edhe Putini ka opozitë, e le dhe nuk e pyet. Por ky i joni as e lë e as e pyet. Ftoj të gjithë kolegët e mi që të vijnë këtu te protesta. Kjo është betejë për të vërtetën. Po ushqehemi me gënjeshtra.

E vërteta do të sjellë drejtësi. Ju bëj thirrje të gjithëve të marshojmë ditën e shtunë paqësisht, e të tregojmë që ne nuk na blenë askush. Në gjakun tonë do të jetë dëshira për liri, faleminderit”, tha Binaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?