Akuza e deputetit të LSI: Nuk e votova reformën që të goditen juristët profesionistë
Disa prej vendimeve të komisioneve të Vetingut, që kanë përjashtuar juristët, janë kritikuar ashpër nga politikanë dhe ekspertë të drejtësisë.
Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu deklaron se reformën në drejtësi nuk e votoi që nga sistemi të largohen juristët profesionistë dhe ata që nuk rreshtohen me qeverinë.
“Nuk votova reformën për të goditur profesionistët, as për të goditur ata që nuk rreshtohen me Rilindjen. Kisha dyshime të forta që kjo do të ndodhte. I shpreha ato dyshime dhe më përjshtuan nga grupi parlamentar kur thash se:
“E kuptoj dhe jam dakord që sovranitetin e vendit tonë të përbashkët duhet ta ndajmë me NATO, me KE, shpresoj dhe me BE! Por nuk jam gati të votoj ndarjen e sovranitetit me Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit! Çfarë përfaqësojnë këta?!!”
Vendimet e dyshimta, aspak te besueshme dhe jo në barazi para ligjit të strukturave të Vetting, janë de-formë e rëndë!”,- shkruan Spahiu në një reagim në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

