Akuzat e deputetit të LSI-së: Rama, përgjegjësi i vetëm i inkriminimit të policisë
Në seancën e sotme plenare është diskutuar vettingu në radhët e policisë, një nismë e ministrit të Brendshëm, Xhafaj.
Në fjalën e tij, deputeti i LSI-së, Braimllari, ka theksuar se besueshmëria e projektigjit lë shumë për të dëshiruar, pasi është i kapur nga kryeministri.
Në këtë projektligj duhet të kenë besueshmëri, nuk duhet që politika të fusë duart dhe që të jetë i kapur nga kryeministri. Nuk duhet të jetë i kapur nga kryeministri, sepse është ky kryeministër, i cili e ka çuar Policinë e Shtetit në ditët e saj më të vështira dhe më të këqija. Ajo çka është e pafalshme për këtë qeveri, dhe ajo çka është shqetësuese për Shqipërinë dhe shqiptarët kanë të bëjnë me atë gjëndje ku ne kemi çuar Policinë e Shtetit. Ku themi ne, e kam fjalën për kryeministrin e kësaj qeverie, sepse është personi përgjegjës, i cili mban përgjegjësi për këtë situatë.’
Më tej Braimllari tha se policia është në këtë situatë, pasi drejtimi i saj ka pasur probleme madhore, për shkak të përfshirjes së drejtuesve të saj në trafikun e lëndëve narkotike dhe krimin e organizuar dhe përgjegjësi i vetëm i kësaj situate është kryeministri Rama.
‘Përgjegjësi kryesor i asaj që po ndodh me policinë është kryeministri i vendit. Edhe pse sot, ish-ministri i tij i brendshëm është nën hetim, përsëri ai është fajtori kryesor, sepse ai është personi i cili ka lejuar të ndodhi kjo situatë. Ai është personi i cili ka bekuar këtë system, që nuk është sistem kontrollues, por është sistem kriminal i Policisë së Shtetit, dhe kjo është e rëndë për çdo shqiptar.’
KOHA JONË SONDAZH

