FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat për shëndetësinë, Rama i përgjigjet opozitës me një tjetër video: Ka nisur vaksinimi për…

Kryeministri Edi Rama vijon t’u përgjigjet akuzave të opozitës për sistemin shëndetësor me të tjera video e statistika.

Mëngjesin e sotëm, kreu i qeverisë në Facebook-un e tij, ka postuar pamje nga Programi për Kujdesin Shëndetësor në Komunitet.

Ai njofton se ky program ka nisur me vaksinimin e 150 fëmijëve rom pranë banesave sociale të Lanabregasit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Programi për Kujdesin Shëndetësor në Komunitet që ka nisur me vaksinimin e 150 fëmijëve rom pranë banesave sociale të Lanabregasit për të vijuar më tej me çdo grup e komunitet në nevojë në të gjithë Shqiperinë, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?