Albin Kurti mesazh ngushëllimi: Bujar Nishani u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish- presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani. Kreu i qeverisë së Kosovës ka vlerësuar figurën e të ndjerit në fushën politike dhe atë ushtarake. Ish presidenti Nishani ai që i ka dorëzuar Kurtit shtetësinë shqiptare.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.

Gjatë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë, me maturi e urtësi politike punoi për shtetin modern shqiptar. Me vetëdije të lartë kombëtare u angazhua në intensifikimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë e Kosovës, dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo.

Swiss Digital Desktop Reklama

I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij. Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, ka shkruar Kurti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?