FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alfred Moisiu: Pakti me Greqinë të bëhet publik

Pas takimit të sotëm me Ilir Metën në kuadër të konsultave për plotfuqishmërinë e kërkuar nga qeveria për të nisur zyrtarisht negociatat me Greqinë, ish-presidenti Alfred Moisiu u shpreh se e vlerëson këtë takim si konsultativ.

Moisiu tha se takimet nuk janë asnjëherë një gjë e keqe dhe se konsultimi për raste të tilla është një traditë e vjetër shqiptare. Moisiu bëri të ditur se i kishte sugjeruar Metës që çështje të tilla, si marrëveshjet me Greqinë të bëhet publike, pais sipas tij një gjë e tillë është në interes të vendit.

Pak pas takimit me Moisiun Meta është takuar edhe me ish-presidentët Rexhep Meidani dhe Sali Berisha. Ndërkohë, ish-presidenti Meidani pas takimit, u shpreh për Report TV se konsultimet mes presidentëve janë normale dhe të nevojshme. Meidani shtoi se konsultimet nuk duhen bërë vetëm për çështjen e negociatave me Greqinë, por edhe për çështje të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?