Alibeaj: Marrëveshja Xhafaj-Marku, ja si Edi Rama po kap SPAK

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, tha në studion e Syri.net se marrëveshja e nënshkruar mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme është e pakutimtë, përveç se anti-ligjore, pasi qeveria dhe prokuroria mund të bashkohen mes tyre vetëm në sallën e gjyqit.

Alibeaj tha se sipas Ambasadorit amerikan prokurorët që do të hetojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar duhet të jenë të paprekshëm.

“Po nga do të jenë të paprekshëm këto prokurorë të seksioneve? Nga qeveria”, tha Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referuar marrëveshjes, Alibeaj tha se ajo përcakton se prokurorët e rinj do të zgjidhen pasi të kalojnë filtrin e 3 institucioneve që janë nën kontrollin e Edi Ramës, një prej të cilëve është edhe SHISH-i.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sot as me Kushtetutë dhe as me ligj synohet që kjo të bëhet vetëm me një urdhër, që e ka nxjerrë Kryeministri, të cilit i bindet Fatmir Xhafaj sepse janë pjesë e një bande në qeveri dhe marrin me vete edhe Kryeprokuroren”, tha Alibeaj.

Sipas tij, me marrëveshjen e nënshkruar mes Xhafajt dhe Arta Markut, i vihet kryqi Kushtetutës, ligjit dhe kërkohet të krijohet SPAK.

“E gjithë kjo bëhet për të mbrojtur Sajmir Tahirin, i cili është kreu i bandës së Habilajve. Tashmë prokuroria është në duart e Kryeministrit Edi Rama dhe mund të presim gjithçka të ndodhë. Kryeprokurorja është emëruar në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ka kaluar vetingun, është votuar me 69 votat e Edi Ramës, pra kemi një shmangie flagrante në rastin e Prokurores së Përgjithshme”, tha Alibeaj.

Duke komentuar ekstradimin e Nezar Seitajt, Alibeaj tha se duke zgjedhur këtë proçedurë, Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, ia hoqën drejtësisë nga duart financierin e Habilajve, i cili ishte gati të kthehej në të penduar.

“Rama mbrojti Tahirin, pasi ai e kërcënoi hapur se do të fliste, pra do e merrte me vete. Rama kërkoi prova, dhe prova ishte Nezir Seitaj, financieri i bandës. Çfarë bëri Rama? Kapi Prokurorinë e Përgjithshme duke zgjedhur Kryeprokuroren e përkohshme. Çfarë bëri më tej? E rrëmbeu të penduarin dhe e çoi në Itali, duke i hequr nga duart Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që ende se ka kapur dot, provën. Çfarë mund të bëjë një prokurori pa prova? Asgjë”, tha Alibeaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?