FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj për 8 janarin: Demokratët e braktisën atë dhe bandën e tij që donte gjakderdhje

Nënkryeatri i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me sulmin e dhunshëm ndaj selisë së kësaj force politike. Përmes një postimi në facebook, Alibeaj thekson se personi i cili nxiti dhe planifikoi dhunën është Sali Berisha.

Gjithashtu ai thekson se demokratët e kuptuan mjaft qartë gjuhën e urrejtjes së Berishës dhe e braktisën përpjekjen e bandës së tij për gjakderdhje.

“Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunen kundër PD është Sali Bërisha. Me zë dhe le figurë. Ai dhe mercenarët e tij e lajmeruan publikshit se kundër demokrateve do te perdorej dhune, madje mund te derdhej edhë gjak. Gjuha e urrejtjës se Sali Berishes solli dhunën në shtëpinë e gjithë demokratëve në 8 janar. Por demokratet e kuptuan atë qarte, prandaj e dhe braktisën Berishën dhe bandën e tij që donte gjakderdhje!”, shkruan Alibeaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?