FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Alibeaj: Po ngushtohet rrethi i Tahirit dhe Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar për sa i përket vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për bllokimin e pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas Alibeaj, kjo është një tjetër provë që Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të dorgës.

Gjithashtu deputeti demokrat ka shtuar se ish- ministri Tahiri ka qenë mbroja politike e Habilajve në Tiranë si dhe ka vendosur policinë në shërbim të trafikut të drogës. ”Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet”,-deklaron deputeti i selisë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Alibeaj, drejtësia është thjesht çështje kohe nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë Enkelejd Alibeaj:

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Çdo ditë që kalon provon:

·Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,

·Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës

·Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.

·Se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.

Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.

Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali. Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit. Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?